EKSKLUZIVE/ “Xixa” te Partizani, klubi përjashton mbrojtësin për ndeshjen e sotme. Ja kush e zëvendëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 11:11

EKSKLUZIVE/ “Xixa” te Partizani, klubi përjashton mbrojtësin për ndeshjen e sotme. Ja kush e zëvendëson

Partizani nuk shkëlqen në fushë, por as jashtë saj gjërat nuk po shkojnë në perfeksion. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro është përjashtuar nga ekipi për betejën e sotme kundër Egnatias.zguroGjithashtu, burime pranë klubit konfirmojnë se 31-vjeçari nuk është stërvitur dje me ekipin e parë dhe masa në vijim mund të jetë që ai të trajnohet me skuadrën e dytë.

Ky vendim nga ana e klubit vjen pas një pakënaqësie që lojtari ka pasur në lidhje me aktivizimin. Ai luajti kundër Laçit, por më pas u kthye të aktivizohet nga stoli në derbi. Këtë pakënaqësi mësohet se Zguro ia ka shprehur edhe drejtuesve, që mesa duket nuk e kanë pritur mirë dhe kanë ndërmarrë këtë masë ndaj tij, e cila me shumë mundësi është e përkohshme.

Përjashtimi i Zguros vjen në një moment delikat për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi edhe lojtari tjetër i rolit, Paulo Buxhelaj është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë sot në 16:00 kundër Egnatias.

Burime për gazetën bëjnë me dijë se si mbrojtës i majtë sot do të luajë Altin Bytyçi, që rol natyral ka si qendermbrojtës.

DENIS LALA-PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"