EKZKLUZIVE/ I shënoi Elbasanit, Agim Zeka i bindur: Partizani rikthehet te fitorja në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 9:40

EKZKLUZIVE/ I shënoi Elbasanit, Agim Zeka i bindur: Partizani rikthehet te fitorja në Shkodër

Me golin e shënuar nuk i dha mundësinë të fitojë ndeshjen, por vlejti gjithsesi për t’i dhënë një pikë që i mban në vendin e parë pas mbylljes së kësaj faze. Në intervistën e dhënë enkas për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Agim Zeka pohon se Partizani ishte ekipi më i mirë në fushë, por jo gjithnjë ndodh që të fitojë ai që paraqitet më mirë.

Agim Zeka

Ai shprehet i kënaqur me ecurinë e kësaj faze të parë, edhe pse mund të kishin më shumë pikë pas nëntë ndeshjeve. 26-vjeçari shprehet se po kalon një formë të mirë dhe shpreson që të ndihmojë sa më shumë skuadrën për të arritur tek suksesi. Në Shkodër ka besim te fitorja. Shënon ai ose jo, pak rëndësi ka.

Zeka, si ndiheni që shënuat, por për fat të keq skuadra nuk mori tri pikët në këtë ndeshje me Elbasanin? Normalisht jam i lumtur për golin, por pak i mërzitur me rezultatin. Meritonim të fitonim, ndaj jam i mërzitur. Kishim më shumë raste se kundërshtari për të shënuar, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë.

Javën e ardhshme luani me Vllazninë, si e prisni? Do ta kemi javën të plotë dhe besoj se trajneri do të bëjë skemën e duhur për të fituar ndeshjen.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"