EKZKLUZIVE/ I shënoi Elbasanit, Agim Zeka i bindur: Partizani rikthehet te fitorja në Shkodër, ju tregoj rivalët e mëdhenj për titull (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 20:20

EKZKLUZIVE/ I shënoi Elbasanit, Agim Zeka i bindur: Partizani rikthehet te fitorja në Shkodër, ju tregoj rivalët e mëdhenj për titull (E PLOTË)

Me golin e shënuar nuk i dha mundësinë të fitojë ndeshjen, por vlejti gjithsesi për t’i dhënë një pikë që i mban në vendin e parë pas mbylljes së kësaj faze. Në intervistën e dhënë enkas për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Agim Zeka pohon se Partizani ishte ekipi më i mirë në fushë, por jo gjithnjë ndodh që të fitojë ai që paraqitet më mirë.

Agim Zeka

Ai shprehet i kënaqur me ecurinë e kësaj faze të parë, edhe pse mund të kishin më shumë pikë pas nëntë ndeshjeve. 26-vjeçari shprehet se po kalon një formë të mirë dhe shpreson që të ndihmojë sa më shumë skuadrën për të arritur tek suksesi. Në Shkodër ka besim te fitorja. Shënon ai ose jo, pak rëndësi ka.

Zeka, si ndiheni që shënuat, por për fat të keq skuadra nuk mori tri pikët në këtë ndeshje me Elbasanin?

Normalisht jam i lumtur për golin, por pak i mërzitur me rezultatin. Meritonim të fitonim, ndaj jam i mërzitur. Kishim më shumë raste se kundërshtari për të shënuar, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë.

Ashtu si shkoi loja, kishit frikë se edhe mund ta humbnit ndeshjen?

Të them të drejtën në të gjithë ndeshjen kemi mbajtur topin, e kemi pasur në kontroll dhe mendoj se e interpretuam këtë ndeshje në mënyrën më të shkëlqyer. Por shpeshherë në futboll ndodh që ekipi më i mirë nuk fiton. Prandaj edhe është lojë kaq e pëlyer.

E mbyllët fazën e parë në krye, mund të kishte Partizani edhe ndonjë pikë më shumë?

Ndoshta është pak herët për të folur. I kemi pasur mundësitë të marrim pak më shumë pikë, por edhe kështu nuk jemi keq. Të vazhdojmë të shohim ndeshjet e radhës dhe t’i japim vlerësim maksimal çdo 90 minutëshi që na pret në vijim.

Sa i kënaqur jeni në aspektin personal, prisni më shumë nga vetja?

Besoj se jam shumë mirë në aspektin personal. Besoj gjithashtu se bashkë me ekipin do të bëjmë akoma më mirë së bashku.

Keni luajtur me të gjitha ekipet, cilët sheh rivalët më të fortë?

Pak a shumë janë ato ekipet që shihen si pretendente. Mund të përmend Egnatian apo Vllazninë.

Javën e ardhshme luani me Vllazninë, si e prisni?

Do ta kemi javën të plotë dhe besoj se trajneri do të bëjë skemën e duhur për të fituar ndeshjen.

Shpresoni të shënoni edhe në Shkodër, por këtë herë me vlerë fitoren?

Më e rëndësishmja është të fitojmë ndeshjen, nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo dikush tjetër. Por pse jo, shpresoj që të shënoj!

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"