Elbasani
Themeluar: 1923
Stadiumi: “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
President: Arben Laze
Trajner: Ilirjan File
Skuadra 2013-2014
Elbasani është një klub shqiptar futbolli, që përfaqëson ngjyrat e qytetit me të njëjtin emër, Elbasani. Klubi u themelua në vitin 1923, nga shkrirja e dy ekipeve, “Afërdita Elbasan” dhe “Perparimi Elbasan”, nën emrin Klubi i Futbollit “Urani Elbasan”. Në vitin 1932, klubi e quajti veten “KS Skampa Elbasan”, ndërsa më tej, në vitin 1939, u emërtua “Bashkimi KS”, në vitin 1949 “KS Elbasani”, në vitin 1950 “Puna Elbasan”, dhe në segmentin kohor 1958-1991, u quaj “KS Labinoti”. Gjatë sezonit 2005-2006, ekipi i Elbasanit e ka dominuar Superioren Shqiptare, teksa fitoi titullin e dytë të kampionit të Shqipërisë në historinë e vet, duke e mbyllur kampionatin me 11 pikë më shumë se rivalët e tyre të Tiranës. Në sezonin 2006-2007, Elbasani mori pjesë në raundin e 1 kualifikues për Ligën e Kampionëve, ku doli me sukses në përbaljen e parë me FK Vardarin e Shkupit, pastaj u eliminua nga FK Ekranas e Lituanisë (rezultati 1-3 në total). Më herët, verdheblutë kishin luajtur në Kupat e Europës në sezonin 1984-1985, ndaj Lyngby BK, duke humbur në të dyja ndeshjet me të njëjtin rezultat, 3-0.
Elbasani ka në palmaresin e vet edhe dy Kupa të Shqipërisë, që i ka fituar në sezonet vitet 1975 dhe 1992. Dy titujt e skuadrës verdheblu u përkasin edicioneve 1983–1984 dhe 2005–2006. Elbasani ka provuar të zbresë disa herë në kategorinë e parë, atje ku ka fituar titullin në vitet 1933, 1958, 2001–2002.