“Elbasani ekip i pjekur që ka futboll”, Tetova qan dëmtimet: Kishim formacion të detyruar, ja ku çaloi ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 22:23

“Elbasani ekip i pjekur që ka futboll”, Tetova qan dëmtimet: Kishim formacion të detyruar, ja ku çaloi ekipi

 Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas duelit ndaj Elbasanit, ku skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kampion, u shpreh: 

bandicam 2024-09-22 22-17-00-250

“Kishim një formacion të detyruar. Zbritëm Aleksin për shkak të problemeve të Malotës. Si kronologji loje, siç rrodhi ndeshja, duhet të jemi të kënaqur për lojën që shfaqëm, Elbasani është një ekip i pjekur, po tregon që ka futboll. 

Ishte një farë emocione, unë kam dal kampion këtu në 2006, kur kalojnë minutat më pas je i fokusuar te loja.  

Nuk po çalonim në fazën sulmuese, thjesht ishim vonë në lëvizjet sulmuese, për faktin që Elbasani ishte i gjithi në ½ e veta. Duhet të kishim më shumë qartësi me pasat e shkurta. Te pjesa e sulmit kishte shumë pasa të humbura. Edhe Kasa vjen nga dëmtimi, bëri mirë për aq sa u fut. Ka ndeshje para, mendoj do të ketë minutazh më tepër”, deklaroi Tetova për “Super Gol” në RTSH Sport.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"