Elbasani sfidon Tiranën, trajneri Gvozdenoviç: Është derbi! Sot presim “winger” dhe ndoshta një surprizë…
Ivan Gvozdenoviç ka folur para ndeshjes që Elbasani do të luajë me Tiranën. Trajneri i verdhebluve e quan ndeshje derbi, teksa foli dhe për merkaton.
Trajneri Gvozdenoviç deklaroi:
“Gjendja është e mirë, vetëm Gjoni, Lleshi dhe Hakaj janë jashtë. Të tjerët janë gati, sot kemi stërvitjen e fundit. Pastaj me stafin do vendosim për lojtarët, për formacionet dhe për të gjitha, por situata deri tani është mirë.
Morali është mirë. Ishim mërzitur pas Dinamos dhe Laçit, por tani jemi në rregull. Jemi fort. Tani një motiv tjetër, moment si do reagojmë. Dhe jam i sigurt që do reagojmë mirë, psikologjikisht jemi gati. Ishin 3-4 ditë shumë të vështira për ne, por tani kampionati vazhdon. Kemi përpara ndeshje shumë të vështirë dhe shumë të bukur sepse është derbi kundër Tiranës. Çunat janë gati dhe psikologjikisht jemi mirë.
Kundër Dinamos nuk ishte shpejt goli i parë sepse në minutë 40-të, kundër Laçit ishte shpejt në minutën e 5-të. Ishim të martën në analizë, tani e dimë çfarë kemi problem brenda, do e rregullojmë dhe shikojmë në fushë. Nuk dua të flasim shumë, fusha do i tregojë të gjitha. Jam i sigurt se në minutat e para ku ishim psikologjikisht të ngarkuar, tani do reagojmë më mirë.
Xhoel firmosi para 2 ditëve, sot presim dhe një lojtar “winger”. Më duket është afër dhe do firmosë. Ndoshta jemi në rregull, do presim dhe pak dhe ndoshta kemi suprirzë tjetër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)