Elbasani “zjarr”, Ardit Hila: Kemi vite që e presim këtë ditë
Elbasani luan sot një ndeshje historike në Korçë përballë Skënderbeut vendas në orën 20:00 në Korçë, pasi është e para për këtë klub të ri mes më të mirëve të futbollit shqiptar në vetëm tri vite që nga themelimi.
Optimizmi në kampin verdheblu është i madh dhe sigurisht që shpresojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Trajneri italian, Roberto Bordin, debuton sot në stolin verdheblu, ndërsa ka preferuar heshtjen në prag të këtij takimi. Megjithatë, për “Panorama Sport” ka folur mesfushori me shumë eksperiencë, Ardit Hila. “Jemi shumë të motivuar dhe e presim me padurim, sepse është ndeshja e parë. Qyteti dhe ne kemi vite që e presimqë Elbasani të rikthehej të luante në elitën e futbollit shqiptar”, ka thënë fillimisht mesfushori verdheblu.
OBJEKTIVI
Sa i përket objektivit, Hila kërkon maksimumin në këtë sfidë, edhe pse futbolli është një lojë që i ka të tria rezultatet brenda. Ai vlerëson Skënderbeun, por beson shumë te një nisje e mbarë. “Ne kemi si synim që në çdo ndeshje të hyjmë për të fituar, pavarësisht se ku luajmë dhe kundërshtarin që do të kemi përballë. Gjithsesi, futbolli i ka të tria rezultatet brenda, ndaj më mirë t’ia lëmë fushës dhe të fitojë më i miri në fund. Normalisht është ndeshja e parë dhe mund të na ndihmojë edhe për moralin. Një qytet i tërë pret nga ne dhe duam të mos i zhgënjejmë aspak në këtë përballje”, vijoi më tej prononcimin e tij për gazetëntitullari i elbasanasve, i cili kabindjen se Elbasani me grupinqë ka do të rivalizojë deri nëfund si ekip pretendent.
TIFOZËT
Siç dihet, lidhja e klubit me tifozët është e ngushtë, me këtatë fundit që kanë nisur organizimin për të qenë sa më tëshumtë në numër në këtëtransfertë të parë në Korçë.Për Hilën, ata do të jenë njështysë e madhe për të sigurua r trepikëshin kundërSkënderbeut. “Tifozët e Elbasanit e kanë treguar nëçdo kategori mbështetjen etyre për ekipin, ndaj nuk kadyshim se kështu do tëndodhë edhe tani në Superiore. Ata janë një mbështetjee madhe për ne dhe sigurisht që do të jenë një shtysëpër të arritur tek trepikëshi iparë sezonal”, mbylli prononcimin Hila, i cili luan sezonine dytë radhazi me verdheblutë, pasi iu bashkuaskuadrës janarin e këtij viti,duke ardhur nga Tirana përtë firmosur një kontratëafatgjatë me klubin. Ai pritettë jetë sot titullar në qendër tëmesfushës.
V. MEMA- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"