Postuar: Janar 13, 2025 | 12:41
Eliminimi i Arsenalit nga Kupa FA, kërcënohet gruaja e Haverc: Do të vras fëmijën…
Mançester Junajtid eleminoi Arsenalin nga Kupa FA përmes penalltive, ku Kai Haverc gaboi.Për shkak të kësaj, gruaja e tij shtatzënë është kërcënuar në rrjetet sociale. Sofia Haverc ka publikuar mesazhet e marrë përmes një postimi në “InstaStory”.
“Do të vij në shtëpinë tëndë dhe do të vras fëmijën. Nuk po bëj shaka, vetëm prit”. “Shpresoj që të abortosh fëmijën”, shkruhet në mesazhet e marra.
“Nuk jam i sigurt se çfarë të them, por ju lutem djema tregohuni më të respektueshëm. Ne jemi më të mirë se kaq…. Jam e tronditur. Shpresoj që të keni vërtet turp për veten tuaj”, shprehet Sofia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"