Eliminuan kampionët e Bylisit U19 në raundin e parë, 2 Korriku vazhdon të shkruaj historinë në Europë! Triumfon edhe ndaj… 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 20:18

Eliminuan kampionët e Bylisit U19 në raundin e parë, 2 Korriku vazhdon të shkruaj historinë në Europë! Triumfon edhe ndaj… 

Skuadra e 2 Korrikut U19, po vazhdon të shkruajë historinë në garat evropiane, teksa në raundin paraardhës eliminuan kampionët e Bylisit U19. 

 2 korriku

Ndërkohë në raundin gjysmëfinal të play-off-it të UEFA Youth League, 2 Korriku U19 shënoi fitore ndaj skuadrës irlandeze, UC Dublin U19, me rezultat 2-1, 

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitore të skuadrës kosovare. 

UC Dublin kaloi e para në epërsi, me golin e Jamie Ryan, në minutën e 30-të.  2 Korriku barazoi shifrat në minutën e 42-të, me golin e Lis Berisha. 

18-vjeçari nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe golin e dytë personal, në minutën e 60-të.  Ndeshja e kthimit zhvillohet me 6 nëntor në Irlandë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"