“Elliott” zgjat afatet, do të marrë 489 mln euro në 2028

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2024 | 23:19

“Elliott” zgjat afatet, do të marrë 489 mln euro në 2028

Milani ka njoftuar se ka përfunduar një rifinancim i kredisë së shitësit të mbajtur nga “Elliott”. Në marrëveshjen me financuesin, pronarët e klubit kuqezi, përkatësisht “RedBird Capital”, kanë përfshirë një investim të mëtejshëm prej 170 milionë eurosh, duke ulur kështu shumën e principalit të kredisë në 489 milionë euro dhe duke vendosur një afat të ri deri në korrik 2028.

Paul-Singer-Elliot-Milan

Praktikisht është ulur borxh ndaj fondit të Paul Singer, duke zgjatur kohën e shlyerjes së shumës totale deri në korrik 2028. Komenti i parë në lidhje me këtë aspekt ka ardhura nga ana e presidentit të Milanit, Paolo Skaroni.

“Pozicioni financiar i Milanit është rritur dhe forcuar në mënyrë të qëndrueshme nën drejtimin e “RedBird” në vitet e fundit, një pronar me përkushtim afatgjatë që ka kryer punë e rëndësishme për të siguruar stabilitetin e klubit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"