“Endrik është një djalosh i përulur dhe punon shumë”, Ançeloti: Në nëntor do të shihni se si luan Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 14:40

“Endrik është një djalosh i përulur dhe punon shumë”, Ançeloti: Në nëntor do të shihni se si luan Reali

Karlo Ançeloti beson se Reali i Madridit do ta tregojë fytyrën e vërtetë në muajin tetor ose nëntor, megjithatë edhe tani është i lumtur me performancën e skuadrës.ancelotiKALENDARI- “Futbolli duhet të ndryshojë sepse objektivi është që të ketë më pak ndeshje për dëmtimet. Lojtarët nuk kanë problem ta ulin rrogën”.

NDESHJA- “Dua që të shoh një Real të përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Jemi në një dinamika shumë të mirë. Kemi fituar 2 ndeshjet e fundit dhe duam që të vazhdojmë këtë rrugë”.

DURIM- “Duam thjesht që të fitojmë dhe pastaj të mendojmë për të ardhmen dhe për të përmirësuar skuadrën. La Liga dhe sezoni është shumë i gjatë dhe nuk duhet që të mendojmë për kundërshtarët”.

EKIPI- “E di që nuk kemi qenë në nivelin tonë më të mirë, por është normale në këtë moment të sezonit. Asnjëherë nuk kemi qenë të shkëlqyer në shtator. Kemi kapur maksimumin në tetor apo në nëntor, kur sezoni bëhet i gjallë. Kështu që për momentin jemi mjaftueshëm mirë”.

ENDRIK- “Do të jetë titullar në disa prej këtyre ndeshjeve. Në të ardhmen do të jetë shumë herë titullar. Ka kualitet. Është një djalosh i përulur, flet pak dhe punon shumë. Kjo më pëlqen shumë prej tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"