Endrik thyen rekordin e Raulit duke mos i pasuar Mbape: E tentova meqë ai u largua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 16:57

Endrik thyen rekordin e Raulit duke mos i pasuar Mbape: E tentova meqë ai u largua

Talenti brazilian “djeg” etapat. Në moshën 18 vjeç dhe 58 ditë, braziliani Endrik u bë lojtari më i ri që shënon për Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

sadsadassadsdssad

Ai ka thyer rekordin që i përkiste Raul Gonzalez Blankos, legjendës së Realit të Madridit që ka shënuar një tripletë kundër Ferencvaroshit në vitin 1995 dhe ishte 18 vjeç dhe 113 ditë. Endrik arriti që të shënonte golin e tretë të ndeshjes duke qetësuar Realin e Madridit.

Sulmuesi brazilian ka treguar sekretin e asaj goditjeje nga larg, ku të gjithë në fakt prisnin që ta pasonte për të tjerët. “Në rastin e parë që kisha ia pasova Viniciusit, ndërsa në rastin e dytë as njëri dhe as tjetri nuk ishin në fushë. Mendova se mënyra më e mirë ishte të godisja portën dhe ia dola që të shënoja”, ka thënë braziliani në mikrofonat e “Real Madrid TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"