Episode kundër dhe në favor, të kuqtë e Partizanit janë ekip “ekstrem”
Ky i sivjetshmi mund të etiketohet si Partizani i ekstremeve. Skuadra e kuqe së fundmi u ndëshkua në minutën e fundit nga Teuta, duke i ikur nga duart një fitore, që do të mbante pas Vllazninë. Nuk ia doli, por kjo nuk është ndeshja e parë e të kuqve që vendoset në fund.
Nga 12 ndeshje të luajtura në total, Partizani ka arritur të shënojë ose është ndëshkuar në fund në plot 7 prej tyre. Në katër ndeshje të kuqtë e kanë kthyer në favor ndeshjen e tyre dhe kanë arritur të shpëtojnë plot 10 pikë, nga 21 që kanë në total. Siç shihet në tabelë, të kuqtë arritën të ndëshkojnë Skënderbeun dhe të marrin fitoren në fund në fazën e parë dhe në javën pasardhëse mposhtën Teutën duke siguruar 3 pikët me një gol të Mba në të 89-ën.
Më pas vijmë në sfidën e fazës së dytë ndaj Vllaznisë, ku me një gol në shtesë të Mba, skuadra e kuqe mori një barazim të vyer kundër Vllaznisë në Shkodër. Në tre ndeshje të tjera golat në fund kanë shkuar në favor të kundërshtarëve. Lorenco Vila me Dinamon i hoqi Rrapajt fitoren nga duart, teksa më pas Ballhysa barazoi Zekën pak minuta pranë fundit. Edhe së fundmi Teuta shënoi në fund dhe vulosi një barazim 1-1, që zbriti të kuqtë nga kreu, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"