Erdhi pa bujë, por po merr Flamurtarin përdore nga java në javë. Oshafi: I lumtur për golin, ja pse u tërhoqëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2024 | 12:24

Erdhi pa bujë, por po merr Flamurtarin përdore nga java në javë. Oshafi: I lumtur për golin, ja pse u tërhoqëm

Aldrit Oshafi po shënon rregullisht me fanellën e Flamurtarit. Sulmuesi që shkoi në Vlorë si një alternativë e Shkurtajt, ka fituar vendin e titullarit dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.

oshafi feste

Ai ishte autori i golit të fitores kundër Kastriotit dhe në prononcimin për “Panorama Sport” është shprehur: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe jam shumë i lumtur për golin që shënova. I lumtur edhe për ekipin sepse bëmë një lojë shumë të mirë. Objektivi i Flamurtarit është ngjitja në Superiore.

Do të bëjmë të pamundurën që ta çojmë ekipin aty ku e meriton”, shprehet fillimisht sulmuesi i vlonjatëve i cili analizon edhe pjesën e dytë, ku Flamurtari u vendos në vështirësi nga krutanët dhe u tërhoq mbrapa: “U tërhoqëm pasi ashtu mori rrjedha e lojës, si dhe për të mbrojtur rezultatin. Por, nuk është në ADN-në e Flamurtarit që të tërhiqet në mbrojtje”, përfundoi Oshafi.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"