Ernest Gjoka flet pas humbjes së Skënderbeut: Gropa është shumë e madhe, nuk po gjej dot zgjidhje këtu
Skënderbeu ka marrë një tjetër humbje në kampionat duke mbetur në vendin e fundit. Pas sfidës me Elbasanin, foli edhe trajneri Ernest Gjoka i cili u shpreh i zhgënjyer.
“Ne na duhet çdo pikë, edhe barazimi do ishte i vlefshëm por fitorja edhe më shumë e vlefshme. Unë mendoj që duhet të ishim më vigjilentë, goli i parë erdhi nga mosvigjilenca, dihet që në një terren të tillë, portieri duhet ndihmuar nga mbrojtësit. Gjjithsesi më vjen shumë keq pasi e prisnim ndeshjen ndryshe, pse jo të kërkonim edhe fitoren. Më vjen keq për skuadrën, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen, ekipi ka nevojë për diçka tjetër, duhet të mendojmë të gjithë për zgjidhjen. Është një ekip shumë i brishtë, thyhet dhe nuk ngrihet dot më, kjo është për ardhur keq se Elbasani nuk është se bëri gjë. Unë mendoj që kemi pasur më shumë mundësi deri në momentin e gabimit, gropa është shumë e madhe, ta ngrej psikologjikisht por mesa duket nuk po gjej dot zgjidhje. Skuadra ka qenë në këtë gjendje që është”, deklaroi Gjoka për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"