Erzeni i karikuar, kthehet në shtëpi pas dy vitesh
Erzeni do të luajë sot në orën 17:00 kundër Flamurtarit dhe e veçanta e kësaj ndeshjeje për shijakasit është se pas dy vitesh do të rikthehen të luajnë në stadiumin e tyre, “Tofik Jashari”.
Pas janë endur si pritës në disa stadiume gjatë dy sezoneve të fundit, ku milituan në Superiore, duke filluar në Durrës, e më pas në Rrogozhinë dhe gjithashtu në Elbasan apo Ballsh, tashmë Erzeni i Kategorisë së Parë do të rikthehet në identitet. Shijakasit shpresojnë që “Tofik Jashari” të jetë si ferr për rivalët dhe sot të besuarit e Justin Bespallës duhet të tregojnë në fushë përballë Flamurtarit se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Humbja në javën e parë kundër Kukësit me shifrat 1-0 është harruar shpejt dhe trajneri Bespalla pret një skuadër komplet tjetër, aq më tepër që do të mbështetet fuqishëm nga tifozëria shijakase, që ka qenë gjithnjë arma plus e Erzenit. Skuadra është e plotë dhe stafi shpreson që lojtarët e ardhur rishtas të jenë në gjendje të mirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"