Erzeni mbylli 17 javë kampionat pa fitore, trajneri Luga: Arbitri “veshi fanellën” e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2024 | 12:02

Erzeni mbylli 17 javë kampionat pa fitore, trajneri Luga: Arbitri “veshi fanellën” e Kastriotit

Erzeni pëson humbjen e radhës, që është e 13-ta në 17 javë kampionat. Transferta me Kastriotin, ku shijakasit u mundën me shifrat 2-1, ishte e fundit për 2024-ën. Kreu i pankinës shijakase ka rezerva për gjykimin dhe shtron pyetjen:

ergys luga

“Si ka mundësi që gjyqtarët nuk zbatojnë rregulloren e institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri?” Për “Panorama Sport” trajneri i Erzenit, Ergys Luga u shpreh: “Ndeshja i kishte të gjitha ngjyrat, përtej emocioneve. Kastrioti luajti një futboll të fortë, por dhe ne iu përgjigjëm ‘dhëmbë për dhëmbë’. Paçavurja e kësaj ishte një arbitër, i cili erdhi për të mësuar zanatin te kjo ndeshje. Unë jam realist, kishte karton te kuq për lojtarin tonë dhe arbitri nuk na e dha.

Për të kompensuar këtë gabim që bëri, ra nën trysninë e lojtarëve të Kastriotit, që protestonin për çdo faull. U tremb prej gabimit që bëri dhe për të kompensuar këtë, më pas ‘veshi fanellën e Kastriotit’ dhe filloi me penallti kundër nesh, karton të kuq, nisja e golit 2 hapa para ‘off side’ dhe topi që s’e kalon vijën fatale. Gjithsesi, unë e përgëzoj arbitrin, sepse të njohësh autokritikën është inteligjencë dhe i shërben karrierës”.

ALBERT ALIKO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"