Erzeni mund Lushnjën në miqësore, trajneri Magani: Bëmë një stërvitje të keqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2024 | 15:20

Erzeni mund Lushnjën në miqësore, trajneri Magani: Bëmë një stërvitje të keqe

Erzeni ka mundur në shifrat 1-0 Lushnjën, në një takim miqësor të zhvilluar në Shijak. Golin e vetëm të miqësores e shënoi Sabli, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Në përgjithësi ndeshja ishte ekuilibruar, ku të dyja skuadrat po u japin dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri, ku duhet pranuar që shijakasit e kanë nisur më vonë punën.

erzeni lushnja

Kur dukej se testi mes dy ekipeve do të mbyllej me rrjeta të paprekura, futbollisti i Erzenit, Sabli, realizoi me një goditje të saktë duke mposhtur portierin Haremi, që u aktivizua në pjesën e dytë. Ka qenë mbrojtësi Basha ai që ka humbur topin për lushnjarët në minutën e 85-të dhe shijakasit me shpejtësi ndërtojnë një kundërsulm dhe realizojnë me Sablin. Nga ana tjetër asgjë për lushnjarët, që nuk arritën të shënojnë në portën shijakase që u mbrojt nga kolumbiani Françesko Arevalo. Te Lushnja nuk u aktivizua portieri Alimuçaj, për një dëmtim të vogël.

Gugash Magani- Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, e ka përmbledhur më një fjalë të shkurtër miqësoren e djeshme me Erzenin, që ishte e treta për Lushnjën në prag të sezonit 2024-2025. “Bëmë një stërvitje të keqe”, tha trajneri peqinas i verdhejeshilëve për “Panorama Sport” pas miqësores në djeshme.

Afrimet tek Erzeni – Erzeni ka nisur të lëviz në merkato, pasi krahas djemve të rinj shijakas, që njihen mirë nga Bespalla, në testin e djeshëm u aktivizuan edhe disa lojtarë të ardhur nga skuadrat e tjera. Bëhet fjalë për mbrojtësin Krenar Skënderaj dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Xhordan Lajthia, të cilët vijnë në formë huazimi nga Bylisi. Gjithashtu u pa edhe sulmuesi shkodran, Angjelo Radovani, i cili në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Luftëtarit. Në provë kanë ardhur edhe disa të huaj, për të cilët do të vendoset në ditët e ardhshme.

ERZENI- LUSHNJA 1-0

GOLI: Sabli 85’

ERZENI: Arevalo, Shani, Skënderaj, Stojkoviç, Muhamed, Xeka, Zhorzhinjo, Buranelli, Radovani, K.Bespalla, Muhamedi. (U aktivizuan: Sabli, Gjoni, Sallaku, Zeneli, Xhor. Lajthia, Çela, Cerganji). Trajner: Justin Bespalla

LUSHNJA: A.Hoxha, Bali, Deliaj, Korreshi, Meta, Jonuzi, Hysa, Kumani, Joti, Kacanolli, Olola. (U aktivizuan: Haremi, Disha, Basha, Mullari, Dedej, Uilliam, Xhabrahimi). Trajner Gugash Magani

Alban Alushi  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"