Erzeni njeh vetëm largime pas zbritjes në Kategorinë e Parë, radha e Mëllugjës për të dalë lojtar i lirë
Sezoni 2023-2024 ka qenë i ndarë në dy ekipe për mesfushorin Donlad Mëllugja. 28-vjeçari matjan e nisi sezonin e fundit si pjesë e Egnatias dhe në merkaton e janarit u transferua tek Erzeni i Shijakut, por në Kategorinë Superiore.
Ai luajti 28 ndeshje në edicionin që sapo u mbyll, 17 me Egnatian dhe 11 me Erzenin. Mëllugja është i larguari i radhës nga Erzeni, skuadër e cila është praktikisht e shpërndarë pas përfundimit të sezonit, ku zbritën në Kategorinë e Parë. Mesfushori e ka konfirmuar vetë për “Panorama Sport” që bashkëpunimi me Erzenin ka përfunduar dhe del lojtarë i lirë.
“Kontrata ime me Erzenin ka mbaruar, kështu që praktikisht jam lojtar i lirë”, u shpreh Mëllugja për gazetën. “Hemorragjia” pritet të jetë e madhe te shijakasit, ku përveç lojtarëve largimet pritet të kapin edhe stafin teknik, pasi me shumë mundësi trajneri Alfred Deliallisi pritet të nisë një aventurë të re.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"