Erzeni/ Trajneri Luga: Keqardhje për humbjen e rasteve në Peshkopi, pësojmë gol nga hiçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2024 | 19:19

Erzeni/ Trajneri Luga: Keqardhje për humbjen e rasteve në Peshkopi, pësojmë gol nga hiçi

Erzeni u largua nga Peshkopia me një pikë, ku në kuadër të javës së 15-të barazuan 1-1 me Korabin. Drejtuesit e Erzenit, pavarësisht rezultateve të fundit, besonin te kthesa në këtë transfertë. Trajneri Ergys Luga, në lidhje me këtë takim, për “Panorama Sport” u shpreh:

ergys luga

“Ishte ndeshje e tensionuar. Ne zhvilluam një lojë që i pati të gjitha brenda. Është për të ardhur keq që pësojmë gol nga hiçi dhe kjo nuk është ndeshja e parë. Gjithsesi, dua të komplimentoj djemtë për gjakftohtësinë, ku ia dolëm të marrim pikë në një fushë të vështirë, përballë një kundërshtari të fortë. Kjo pikë do të ndikojë pozitivisht në moralin e grupit”.

Erzeni i konsideron të gjitha ndeshjet si finale edhe për faktin se i duhet t’i largohet zonës së ftohtë. Deri tani ka marrë vetëm katër barazime dhe asnjë fitore. Në fundjavë, Erzeni do të presë Pogradecin në “Tofik Jashari” dhe si “armë të fortë” do të kenë lojtarin e 12-të, tifozërinë. Pavarësisht rezultateve, tifozët shijakas i gjenden pranë ekipit për ta karikuar.

ALBERT ALIKO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"