Është bërë makth i Flamurtarit, Ditmar Bicaj: Isha i qetë deri kur pësuam gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2024 | 16:27

Është bërë makth i Flamurtarit, Ditmar Bicaj: Isha i qetë deri kur pësuam gol

Ditmar Bicaj foli pas ndeshjes ku Burreli barazoi 1 me 1 përballë Flamurtarit. Trajneri i Burrelit ishte i kënaqur me pikën e marrë, ndërsa ia ka dalë t’i marrë 4 pikë këtë sezon Flamurtarit.

bandicam 2024-11-10 16-25-55-396

Bicaj deklaroi pas ndeshjes:

“Katër pikë ndaj Flamurtarit, përgëzime çunave. E kishim përgatitur ndeshjen, që t’i kapnim lart te dy qëndrat duke parë skemën e tyre 3-5-2. Strategjia jonë t’i bllokonim dy stopat e qendrës. Loja ishte me topa të gjatë nga të dy. Ishte barazim që na le shije shumë të mirë, kishim përballë një ekip që vinte pas një serie me fitore dhe barazimit me Besën. Përgëzime çunave.

Unë si natyrë jam i qetë por kishte momente që duhet të kishim bërë më mirë. Nuk më la shije të mirë si morëm golin. Goli i barazimit nga Flamurtari me penallti është dylyftim që duhet fituar. Si Shkalla dhe Muriel kanë bërë takim jashtëzakonisht të mirë megjithatë. Detajet të bëjnë të marrësh gol nga hiçi. Deri kur nuk kishim pësuar golin isha i qetë, pas atij episodi konstatimi është i drejtë”, u shpreh Bicaj për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"