Është vetëm 18 vjeç, por po spikat te skuadra e vendlindjes, Hoti: Burreli ia del edhe ndaj Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2024 | 21:23

Është vetëm 18 vjeç, por po spikat te skuadra e vendlindjes, Hoti: Burreli ia del edhe ndaj Vorës

Burreli u duk i motivuar ndaj Erzenit, ku pas barazimit në Fier kërkohej trepikëshi në shtëpi ndaj shijakasve, që e cila u realizua në fund. Pavarësisht fitores minimale, Burreli po kalon momente të mira.

burreli

Në dy javë të fundit matjanët kanë marrë katër pikë dhe falë këtyre rezultateve arritën që pozicionohen në vendin e katërt në renditje. Në kampin matjan të gjithë besojnë se ky sezon do të jetë ndryshe në dallim nga edicioni i kaluar. Nëse sulmuesi Florenc Farruku, me golin e shënuar nga pika e bardhë, përcaktoi fatin e ndeshjes, një meritë për suksesin e arritur ka edhe 18-vjeçari, Robin Hoti. Penalltia e marrë prej tij i dha skuadrës një fitore të merituar. “Barazimi ndaj Apolonisë në Fier na motivoi për të dhënë maksimumin kundër Erzenit. Pavarësisht pozitave që kanë skuadrat në renditje, çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, e tillë ishte dhe kjo ndaj shijakasve.

Nuk ka ndeshje të lehtë dhe të gjithë duhen vlerësuar, sepse një nënvlerësim kushton shtrenjtë në marrjen e rezultatit pozitiv. Në përballjen e me shijakasit të gjithë besuam se fitorja do të anonte nga Burreli. Krijuam volum loje, kjo e shoqëruar me raste të pastra për shënim”, u shpreh Robin Hoti për “Panorama Sport”, i cili është edhe autori i një goli (ndaj Flamurtarit), deri më tani në kampionat. Në fund ai ndalet dhe te ndeshja e radhës ndaj Vorës në transfertë: “Jo vetëm ecuria e skuadrës së Vorës, por dhe qenia e saj në krye e bën ndeshjen të vështirë. Ne do të udhëtojmë drejtë Vorës për të marrë rezultatin pozitiv. Me besim te vetja çdo gjë arrihet”.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"