EURO 2024/ Përballje ballkanase, ja me cilën skuadër ndeshet Shqipëria në 16-she sipas renditjeve aktuale të grupeve
EURO 2024 fillon sot fazën më delikate të tij, atë të ndeshjeve të treta, të cilat përcaktojnë jo vetëm kush kualifikohet në secilin grup, por edhe çiftet sipas të cilave do të ndeshen skuadrat në fazën me eliminimin direkt. Dhe në situatën aktuale, pas ndeshjeve të dyta të luajtura nga ekipet, Shqipëria do ta shihte veten të kualifikuar për vijimin e turneut pasi gjendet mes të tretave më të mira që kalojnë më tej.
Sipas përllogaritjeve duke marrë për bazë renditjet aktuale të secilit grup, pas 2 ndeshjeve të luajtura, për skuadrën e Silvinjos kalendari nuk do të vendoste përballë një skuadre “të pamundur”. Përkundrazi!
Kalendari “teorik” (që mund të ndryshojë rrënjësisht nga rezultatet e ndeshjeve të treta”, do të vendoste në këtë rast Shqipërinë përballë Rumanisë, një kundërshtari me të cilin kemi kujtime mjaft të bukura në arenën ndërkombëtare. Ai ka qenë ekipi i vetëm që kemi mundur deri tani në Europian, më saktësisht në atë të vitit 2016 me golin e Armando Sadikut.
Sipas situatës aktuale në grupe, kalendari i plotë i fazës me eliminim direkt do të ishte si më poshtë:
Gjermani-Slloveni
Zvicër-Itali
Spanjë-Sllovaki
Angli-Austri
Portugali-Danimarkë
Francë-Belgjikë
Rumani-Shqipëri
Holandë-Turqi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"