EURO U-19 për vajza/ Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, Kombëtarja kuqezi zbulon rivalet e randit të dytë
Kombëtarja U-19 e vajzave, mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në fazën e dytë të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë.
Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nion të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin B2, së bashku me Skocinë, Qipron e Lihtenshtejnin.
Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin B2 dhe UEFA-s nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë ndeshjet e këtij grupi. Kësisoj, në shortin e hedhur nga UEFA, u përzgjodh Shqipëria si vendi që do të mirëpresë ndeshjet e këtij grupi, në datat 3, 6 dhe 9 prill.
Ekipi që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"