EURO U-19 për vajza/ Shqipëria, sot në sfidën e parë kundër Malit të Zi
Kombëtarja U-19 e vajza do të zbresë sot në fushë për ndeshjen debutuese në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025.Shqipëria do të përballet sot në orën 13:30 me Malin e Zi, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Luçije Gjini do të debutojë zyrtarisht si trajnere, teksa e ka drejtuar më herët ekipin në ndeshje miqësore.
FSHF-ja bën me dije se grupit i është bashkuar mbrojtësja Kristina Hoxhaj dhe është larguar nga grumbullimi Artijola Berisha, për shkak të mos-pajisjes me pasaportë shqiptare në kohë. Hyrja në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jetë falas dhe ekipi kuqezi pret përkrahjen e tifozëve në këtë sfidë për ta nisur turneun sa më mirë. Po sot do të luhet edhe takimi tjetër i grupit B1, mes Bjellorusisë dhe Moldavisë në orën 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në vendin tonë, nën organizimin e FSHF-së, në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"