Postuar: Korrik 25, 2024 | 8:26
Europa thërret, provë force për Partizanin dhe Egnatian
Sot do të luhet raundi i dytë i Ligës së Konferencës.
Partizani do të sfidojë në transfertë Iberian në orën 18:00. Të kuqtë e Shehit do të kërkojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt në fazën tjetër.
Ndërsa në orën 20:45, Egnatia do të luajë me Vikingurin. Rrogozhinasit zbritën në Ligën e Konferencës pasi u eliminuan nga Championsi.
Dy skuadrat e tjera të Shqipërisë, Tirana dhe Vllaznia nuk ja dolën të ishin në turin e dytë të këtij turneu.
PANORAMASPORT.AL