Eventi uli siparin me parakalimin tradicional në Paris/ Pogaçar në histori, mbron kurorën në Turin e Francës (TABELA E PLOTË)
Tadej Pogaçar ka sh kruar historinë e Turit të Francës. 22- vjeçari ka fituar edicionin e 108-të, duke mbrojtur kurorën e kampionit, për ta dërguar në 2 numrin e titujve në kompeticionin më të rëndësishëm botëror të çiklizmit. Slloveni bëhet i pari çiklist që arrin në një moshë kaq të re të triumfojë dy herë në këtë kompeticion.
Një tjetër rekord i Pogaçar ishin edhe dy fitoret radhazi në etapat malore, si askush tjetër në moshën e tij. Nëse triumfi një vit më parë mund të konsiderohej si një surprizë, rezultati i këtij edicioni nuk ishte aspak i tillë. Pogaçar zhvilloi një tur fantastik duke fituar bindshëm ndaj rivalëve.
Sportisti i skuadrës “UAE Team Emirates” e hipotekoi suksesin në garën e kronometrit që u zhvillua të shtunën, ndërsa me kohën e përgjithshme 80:16:59 arriti që të shpallet kampion, i shkëputur me 5 minuta nga danezi Jonas Vingegard.
Mbrëmjen e djeshme u bë edhe parakalimi tradicional në Shamps-Elise në Paris, aty ku më pas u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.
Përveç fanellës së verdhë, Pogaçar fitoi edhe fanellën me pika të malores, si dhe atë të bardhë për renditjen e të rinjve.
Rezultate të jashtëzakonshme, që e konfirmojnë sllovenin si më të mirin, ndërsa duke parë edhe moshën e tij të re, dominimi pritet të vazhdojë. Për sa i përket podiumit, ai u plotësua nga Jonas Vingegard dhe Riçard Karapaz.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"