Fate të kryqëzuara te Juventusi, largimi i Kambiasos sjell David Hançkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2025 | 16:13

Fate të kryqëzuara te Juventusi, largimi i Kambiasos sjell David Hançkon

Pasi ka mbyllur goditjet e para në merkato, Xhuntoli po nxiton për t’i vënë në dispozicion Tiago Motës të gjithë lojtarët që i nevojiten. Mes hyrjeve dhe daljeve, për momentin, janë dy emra që lidhen me fatin e njëri-tjetrit.

kambiaso

Bëhet fjalë për Andrea Kambiason dhe David Hançkon. Mbrojtësi i krahut ka përfunduar prej kohësh në radarin e Mançester Sitit dhe gjatë fundjavës pritet që për të ardhmen e tij të ketë shumë zhvillime. “Qytetarët” pritet të dërgojnë një ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e Kambiasos e cila pritet të jetë 65 milionë euro. Për momentin ka pasur vetëm biseda në distancë, por asgjë zyrtare.

Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” e konsideron si të ulët shumën prej 65 milionë eurosh që do të propozohet nga Siti, pasi ata kërkojnë të paktën 80 milionë për kartonin e lojtarit. Megjithatë, largimi i tij mund të nënkuptojë një afrim të ri te Juventusi, jo për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Kambiazo, por për t’i plotësuar një dëshirë Tiago Motës.

Me dëmtimet e Bremerit dhe Kabalit, Mota kërkon një mbrojtës tjetër dhe i zgjedhuri prej tij është David Hançko, mbrojtësi i Fejnordit. Këta të fundit janë të gatshëm të lënë të lirë mbrojtësin për 35 milionë euro, dhe në rast se Xhuntoli arrin të shesë Kambiazon për 80 milionë euro, atëherë investimi për Hançkon do të bëhej menjëherë. Prandaj fatet e dy lojtarëve janë të lidhura bashkë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"