“Fati jonë që nuk luan një qendërmbrojtës i Çekisë”, Tuci: Çdo ditë e mendoj golin, emocion të luaj për herë të parë në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 11:21

“Fati jonë që nuk luan një qendërmbrojtës i Çekisë”, Tuci: Çdo ditë e mendoj golin, emocion të luaj për herë të parë në “Air Albania”

Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci ka dalë në konferencën për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Çekinë.

IMG_3947-2048x1536

 

Presion që mbetesh alternativë në sulm? – Presion nuk kam, por kam qejf sepse është hera ime e parë që do të luaj në ‘Air Albania’ dhe stadiumi është sold out. Këtë e marr si motivim dhe jo presion. Nëse trajneri më beson, jam gjithmonë i gatshëm ta bëj punën time.

Sa do na ndihmojë fakti që ti e njeh Çekinë? – I njoh mirë sepse kanë një stil loje që edhe ne e pamë në ndeshjen e parë. Janë fizikë, luajnë me topa të gjatë, do të bëjmë ç’është e mundur që t’i ndalojmë dhe të jemi më luftëtarë në topat e dytë. Ata kanë një sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë dhe shpresoj që ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, t’i neutralizojmë, të bëjmë një ndeshje të njëjtë dhe të kënaqim tifozët.

Gjendja fizike – Besoj që jam gati. Kam bërë të gjitha testet dhe analizat dhe më kanë dalë mirë. Mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël, por s’do të thotë asgjë. Këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka.

Çfarë prisni të ndryshojë skuadra në ndeshjen ndaj Çekisë? – Nuk janë pak tre gola në 4 ndeshje. Po t’i shikojmë ekipet e tjera, kanë shënuar sa ne. Gjeorgjia ka bërë më mirë se ne. Ne kemi 6 pikë aq sa kanë edhe dy ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi sa gola shënon, nëse fiton ndeshjen 1-0, merr tre pikët dhe e ke kryer punën. Dëshira jonë është që të shënojmë gola dhe besoj se do t’ia dalim me sukses sepse po stërvitemi mjaft mirë.

Konkurrenti’ juaj në Kombëtare? – Kam ardhur në Kombëtare që të japim më të mirën. Këtu nuk jemi në klub, ku mund të mërzitesh se pse nuk luan. Kombëtarja është komplet ndryshe, nuk je këtu për veten. Je për kombin, për emblemën. Duhet të japim maksimumin, aq minuta sa je në fushë.

A ke pasur komunikim me lojtaret e klubit Sparta Praga? – Luaj vetëm me qendërmbrojtësin Vitig te Sparta, ai ishte i grumbulluar me Çekinë. Por u dëmtua, për ne është avantazh sepse është lojtar mjaft i mirë. Do i bënte shumë punë Çekisë. I uroj shërim të shpejtë, por më vjen mirë që nuk luan kundër nesh.

‘Debutimi’ në ‘Air Albania’ dhe a e ke menduar golin? – Çdo ditë e mendoj. Para se të shkoj të fle, e mendoj golin dhe si mund ta shënoj. Objektivi im është që të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Goli është i mirëseardhur nëse vjen.

Si do të ndiheshe nëse do të shënoje para tifozëve në Air Albania – Vetëm të luaj para tyre është ndjenjë e veçantë dhe shpresoj shumë që ta shënoj golin. Nuk ka rëndësi për mua. Nëse e shënon Ramadani, do jem dyfish më i lumtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"