Fierakët kanë 11 pikë më pak se vjet, shifrat ngelin në klasë Apoloninë e Pajazitit
Ky është i katërti sezon në radhë, që Apolonia hyri me pretendime të mëdha në Kategorinë e Parë, por… Objektivi i vendosur nga drejtuesit ishte dhe mbetet Superiorja, pra dy vendet e para në renditje si mundësia e parë dhe e vetme për t’u ngjitur direkt në Superiore.
Mirëpo, drejtuesit fierakë vendosën të shpenzojnë pak, për të mos thënë aspak në merkato, ku prurjet e reja në ekipin e parë ishin pjesë e akademisë fierake, kryesisht nga U-19, që u panë si lojtarë cilësorë dhe të perspektivës për të përforcuar skuadrën. Duke vuajtur mungesën e lojtarëve cilësorë dhe gjithashtu mungesën e alternativave në stol, fierakët janë shumë larg pritshmërive që kanë pasur në fillim, teksa shohin se vendi i dytë i është larguar me njëzetë pikë dhe nga ana tjetër kanë tri ndeshje që nuk fitojnë. Një situatë e vështirë që i ka zhytur në zonën “e ftohtë” të renditjes, nga e cila fierakët kërkojnë të dalin me çdo kusht.
Nuk mendohej që do të kishin kaq shumë diferenca në 15-të javët e para. Po të krahasosh ecurinë e Apolonisë së 15 optimiste për ekipin e drejtuar nga Sedat Pajaziti. Ky ekip ka 11 pikë më pak se sa vjet në të njëjtën periudhë të kampionatit, ku fierakët drejtoheshin nga trajneri spanjoll, Jeraj Rodriges. Vjet Apolonia pas javës së 15-të kishte 26 pikë dhe mbante vendin e katërt. Diferenca ka edhe në golavarazh, nga 25-19 që ishte vjet, tani është 21-19. Sa i përket fitoreve, vjet kishin 7, ndërsa aktualisht vetëm katër. Mesatarja e pikëve vjet ishte 1.7 për ndeshje, ndërsa këtë sezon është vetëm 1 pikë për ndeshje.
HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"