Filmoi pa leje femrat teksa kryente marrëdhënie seksuale, ish-sulmuesi i klubit të Premier Ligës rrezikon 4 vite burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 13:05

Filmoi pa leje femrat teksa kryente marrëdhënie seksuale, ish-sulmuesi i klubit të Premier Ligës rrezikon 4 vite burg

Futbollisti i Koresë së Jugut, Huang Ui-jo rrezikon katër vjet burg pasi u deklarua fajtor në gjykatë për filmimin e paligjshëm të marrëdhënieve seksuale.hgfjIsh-sulmuesi i Bordeaux dhe Notingam Forest, pranoi akuzën se kishte filmuar veten, duke kryer marrëdhënie seksuale me femra pa miratimin e tyre. Huang, i cili tani luan për klubin turk Alanyaspor, fillimisht u shpreh i pafajshëm përpara se të pranonte faktet.

“Unë sinqerisht u kërkoj falje viktimave që pësuan nga veprimet e mia të këqija. Unë sinqerisht kërkoj butësi maksimale,” tha Huang në gjykatë.

Skandali shpërtheu në qershor 2023, kur kunata e lojtarit postoi video të qarta të Huang në internet në një përpjekje për ta shantazhuar atë. Ai aktualisht vuan dënimin me tre vjet burg për shantazh dhe vendimi përfundimtar pritet më 18 dhjetor.

Futbollisti është pezulluar nga kombëtarja që nga nëntori i kaluar, pasi çështja doli në dritë. Ai shënoi 19 gola në 62 paraqitje për Korenë e Jugut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"