Finalja e Kupës/ Kukësi-Egnatia, zbulohet kush pritet të jetë arbitër kryesor sot në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 13:24

Finalja e Kupës/ Kukësi-Egnatia, zbulohet kush pritet të jetë arbitër kryesor sot në “Air Albania”

Sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Egnatias.

Çast nga një ndeshje mes Kukësit dhe Egnatias këtë sezon

Çast nga një ndeshje mes Kukësit dhe Egnatias këtë sezon

FSHF nuk e ka konfirmuar ende se cili do të jetë arbitër kryesor, duke e mbajtur “top secret” vendimin që eshtë marrë. Megjithatë, “Panorama Sport” mëson nga burime në FSHF se një mes Juxhin Xhajës dhe Eldorian Hamitit pritet të jetë arbitër kryesor.

Vetë gjyqtarët e FIFA-s janë njoftuar që të jenë në gatishmëri, ndërsa vetëm  pak orë para ndeshjes do të konfirmohet se cili prej tyre do të jetë arbitër kryesor sot në finale. Njëri do të jetë në sistemin VAR.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"