Postuar: Prill 25, 2024 | 10:55
Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia me mungesë të madhe kundër Kukësit
Egnatia do të ketë një mungesë në madhe në finalen e 14 majit kundër Kukësit.
Skuadra rrogozhinase nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Albano Aleksi, i cili u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) kundër Vllaznisë.
Trajneri Tetova humbi dje edhe dy lojtarë të tjerë për dëmtim, Zejnullain dhe Ndrecën, por deri më 14 maj ata me siguri do të rikuperohen për të qenë në “Air Albania”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"