Finalja e Kupës/ Shehi me “dhimbje koke”, rrezikon edhe mesfushori Qefalija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 12:54

Finalja e Kupës/ Shehi me “dhimbje koke”, rrezikon edhe mesfushori Qefalija

Tirana tani është në krizë formacioni. Ndonëse fitoi me Erzenin dhe mbylli kampionatin në vendin e dytë, problemi më i madh është qenësia e lojtarëve. qefalija

Në sfidën e Durrësit la lojën i dëmtuar Klevi Qefalija, i cili rrezikon të mos jetë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shehi është vënë me shpatulla pas murit dhe nëse Qefalija nuk ia del, atëherë në fushë do të jetë i riu Tola.

GJENDJA- Tirana përballet me Egnatian me vetëm dy rezerva nga ekipi i parë. Veç 11-shes që do të jetë në fushën e lojës, nga ekipi i parë në stol do të jetë Tafa dhe Kiri, dy lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë në Superiore aq sa për të qenë vendimtarë në fushë. Veç të dëmtuarve, Patrik, Nikqi dhe Lushkja, ekipit do t’i mungojnë të dënuarit e disiplinës. Jashtë nga titullarët janë Aleksi, Hasani, Bekaj dhe Lulaj. Nga rezervat mungojnë Gjumsi, Iseni.

Shkurt një skuadër futbolli së bashkume të dëmtuarit. Në këtë moment që flasim, Tirana ka vetëm 11 futbollistë, Gjumsin në dyshim, plus Tafën dhe Kirin, e për ta mbushur stolin e rezervave ka marrë titullarët e 19-vjeçarëve. Në fushë, Shehi do të hedhë më të mirë. Tirana do të paraqitet në “Elbasan Arena” për sfidën e fundit për këtë sezon futbollistik me skuadrën më të sajuar të mundshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"