Finalja si vitrinë, Kukësi nuk ka asgjë për të humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 23:47

Finalja si vitrinë, Kukësi nuk ka asgjë për të humbur

Skuadra e Kukësit është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të finales së Superkupës që do të diskutojë ditën e nesërme me ekipin e Egnatias. Morali në kampin blu është i lartë, sidomos për vetë lojtarët që kanë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre përballë një kundërshtari me cilësi dhe kualitetet.

EB6A4646-scaled

Pikërisht ky do të jetë edhe motivi kryesor me të cilët Çela do të karikojë skuadrën dhe lojtarët, duke ditur se në njëfarë mënyre kjo shihet edhe si një ndeshje vitrine për një pjesë të lojtarëve që nuk kanë luajtur asnjëherë një finale dhe të kenë qenë në qendër të vëmendjes.

Kukësi nuk ka asgjë për të humbur këtë 90-minutësh dhe më e rëndësishme është paraqitja e tyre në fushën e lojës, ndonëse në fund do të shpresojnë për të bërë surprizën dhe ta çojnë në shtëpinë e tyre këtë trofe që do të vinte në momentin më të vështirë të kësaj dekade për verilindorët. Megjithatë, e rëndësishme është se blutë e drejtuar nga Emiljano Çela vijnë pa asnjë presion mbi supe, pasi përballë kanë kampionët në fuqi të Superiores dhe të Kupës.

Pikërisht këtë fakt e shohin që mund t’u kthehet në favor, edhe pse janë të ndërgjegjshëm që nuk do të jetë një mision i lehtë përpara. Pritet që Çela të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, sepse bëhet fjalë për një finale që në fund fare luhet për t’u fituar.

V.MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"