Fitore që nuk harrohet në Madrid, portieri Menja: Në e bukura sivjet, udhëzimet e Fonsekës precize
Majk Menja, portieri i Milanit, ka folur për ‘UEFA.com’ në përfundim të Real Madrid-Milan, ndeshje e vlefshme për javë katërt të fazës së Kampionatit të Ligës së Kampionëve 2024-2025 e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.
Në veçanti, francezi pranoi se si ekipi luan gjithmonë pa frikë e duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet e Paulo Fonsekë. “E dinim që nuk ishte një ndeshje si të tjerat. Milani dhe Real Madridi janë dy klubet më të suksesshme në Europë.
Është gjithmonë një sfidë e madhe edhe pse Milani nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve prej shumë kohësh, ndërkohë që Reali e ka bërë si diçka të zakonshme së fundmi.
Është një gjë e mirë dhe pozitive për ne që fituam ndaj një rivali të tillë”, ka thënë francezi për UEFAN duke pozuar edhe me trofeun e “Lojtarit të ndeshjes”, një çmim që dëshmon më së miri paraqitjen e nivelit të lartë që ai ofroi në Madrid të martën mbrëma.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"