Fitorja e Espanjolit kundër Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 12:12

Fitorja e Espanjolit kundër Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. 

kumbullaMbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës. 

Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë. Kumbulla gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.  

Ndërsa sot, mbrojtësu ka reaguar përmes një njoftimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë.
Le të shkojmë 🔵⚪️💪🏻”, shkruan Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"