Fitorja e Spanjës u kthye në incident diplomatik, UEFA hap hetim për dy liderët e kampionëve e Europës
Festa e Spanjës për fitoren e Euro 2024, është kthyer tashmë në një incident të pastër diplomatik. Koret e lëshuara nga Rodri dhe Morata gjatë festës në Madrid me trofeun, duket se nuk do të kalojën pa pasoja për të dy lojtarët,
Gjatë festës, ata kënduan me mikrofon në dorë korin “Gjibraltari është spanjoll”, të ndjekur nga tifozët e shumtë. Një situatë që provokoi një incident diplomatik, pasi edhe qeveria e Gjibraltarit kërkoi dënimin e lojtarëve për këtë kor që cenonte autonominë e vendit në fjalë.
UEFA sot ka vendosur hapjen e hetimit për këtë kor, duke bërë të qartë se ishin Rodri dhe Morata ata të cilët do të ishin në lupën e hetimeve të saj.
“Është caktuar një inspektor i UEFA-s për Disiplinën dhe Etikën për të vlerësuar një shkelje të mundshme të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s nga lojtarët Rodrigo Hernandez Kaskante dhe Alvaro Morata në kontekstin e sjelljeve që ndodhën gjatë prezantimit publik të trofeut të EURO 2024 në Madrid më 15 korrik 2024”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s për hapjen e këtij hetimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"