Fitorja historike në Gjeorgji, shikoni notat e Panorama Sport për kuqezinjtë e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 16:35

Fitorja historike në Gjeorgji, shikoni notat e Panorama Sport për kuqezinjtë e Kombëtares

Shqipëria mori fitore historike në Gjeorgji me rezultatin 0 me 1. Një paraqitje solide nga djemtë “kuqezi”, ndërsa Panorama Sport është kujdesur që t’ju sjellë notat për protagonistët e këtij takimi.

Kombetarja

STRAKOSHA 6.5 Bën dy pritje të rëndësishme dhe një grushtim në pjesën e dytë, duke shpëtuar ekipin. Shumë herë më mirë sesa ndeshjet e tjera, por edhe gabon në lojën me këmbë. U dhuron topin miqve në një moment dhe duhet t’i falet Ajetit.

ISMAJLI 8 Po bën që të mos ndihet mungesa e Gjimshitit. Ka marrë “gradat” e liderit në mbrojtje dhe zhvillon një ndeshje për kornizë, u ke garantuar prapavijë të hekurt së bashku me Ajetin.

AJETI 7.5 Gjithmonë në vendin e duhur. Shpëtimtar me disa spastrime në zonë dhe fitues në duelet ajrore. Eksperienca e tij në ndeshje të forta është mëse e nevojshme për Kombëtaren.

BALLIU 7 Nëse Asanit i kishte munguar një mbështetje në krah, dje e gjeti nga Ivan Balliu, i cili mori disa inkursione deri në fundore. I palodhur dhe i saktë në ndërhyrje. Kavara hyn në qendër pasi nuk ia doli me të.

MITAJ 6.5 Një ndeshje normale e tij. Vlerësohet me këtë notë sepse pritëshmëritë për të janë edhe për më shumë. Vallëzon me topin në këmbë dhe fillon të mbrojë shumë mirë dhe në duelet fizike. I hap pak punë mbrojtësi i djathtë gjeorgjian, por jo ndonjë rrezik serioz.

ASLLANI 8 Del në lojën e tij dhe merr kontrollin e mesfushës. Saktësi në pasimet e shkurtra, por edhe në vertikalizime, duke i falur qetësi repartit dhe nxjerrë ekipin përpara. Është ai pika lidhëse e mbrojtjes me sulmin. Shënon një gol shumë të bukur që vendos fitoren.

LAÇI 7 I palodhur dhe vrapon në çdo cep të fushës. I bën shkëlqyer detyrat mbrojtëse dhe tregon edhe njëherë që është një pikë shumë e rëndësishme e Kombëtares. Jo më kot Silvinjo e aktivizon si titullar.

RAMADANI 6 Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Ramadanin, por në dy ndeshjet e fundit ka qenë larg atij lojtari që kemi parë në Europian dhe kualifikuese. Megjithatë, edhe pse në disa ndërhyrje me kohë vonesë, sërish mbetet i rëndësishëm në mesfushë.

BAJRAMI 6.5 Në hije pjesën e parë. Rivalët i kanë marrë masat mirë dhe nuk gjen shumë hapësirë. Në fillimin e të dytës ka meritë te goli, duke insistuar në krah dhe pasuar për Tucin e lirë. Kishte edhe një mundësi për të mbyllur ndeshjen pas topit të Asanit. (77′ Seferi 6. Nuk shfrytëzon siç duhet një top të dhënë nga Daku në kundërsulm. Po ashtu vonohet dhe nuk pason për Asanin në një tjetër dalje ku mund të mbyllej loja. Duhet të ishte më qartë në veprimet me topin)

TUCI 7.5 Debutim si titullar, duke bërë një repart i vetëm. Mban ekipin përpara dhe tregon kontroll të mirë topi. Sulmuesi tipik dhe merr vlerësim kur pason për Asllanin në momentin e golit. (66′ Daku 6.5 I jep një dorë mbrojtjes dhe bën presingun e duhur)

ASANI 7 Luan 90 minuta dhe shfaq një formë shumë të mirë fizike. Kombinohet bukur me Laçin dhe Balliun. Jep dy pasime kyçe për Tucin dhe Bajramin. Gjithashtu ndihmon edhe në mbrojtje.

TRAJNERI SILVINJO 7 Bën ndryshimet e duhura në Gjeorgji. Ajeti, Balliu dhe guximi me Tucin nga minuta e parë, shpërblehet. Shqipëria gjen fitoren dhe shpirtin, por lojën deri diku…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"