Fitorja kundër Arsenalit në Champions, Çalhanoglu dhe Lautaro: Treguam që jemi skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 13:21

Fitorja kundër Arsenalit në Champions, Çalhanoglu dhe Lautaro: Treguam që jemi skuadër

Hakan Çalhanoglu është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme.lautaro-calhanogluMesfushori turk ka thënë se ekipi duhet të vazhdojë kështu, ndërsa tani mendja duhet të jetë e fokusuar te Napoli. Ndërkohë, kapiteni Lautaro Martinez thekson se kjo fitore erdhi falë zemrës që vuri ekipi në fushë dhe u tregua skuadër e vërtetë. Ai madje ka dhënë edhe një sinjal për trajnerin Simone Inzagi. Sipas kapitenit, ndonjëherë është më mirë që skuadra të qëndrojë më lart në fushën e lojës dhe të mos mbrohet me linjën poshtë duke pasur vështirë. Por në fund, Lauti e pranon që vendimet i merr Inzagi dhe duhet thjesht që t’i respektojnë ato.

ÇALHANOGLU “Shpresoj që të vazhdoj kështu duke mos gabuar penallti. E prita portierin deri në fund duke bërë diçka ndryshe këtë herë. Në tërësi ndeshja ishte e vështirë. Arsenali është një skuadër e fortë. Tani ka vlerë vetëm rezultati. Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk pësuam gol. Ata kanë goditur pafund këndore, por mbrojtësit tanë ishin të zotët për të larguar. Kemi vuajtur pak më shumë sesa duhet, por punuam dhe sakrifikuam. Nuk luaja prej 3 javësh dhe rikthimi nuk është asnjëherë i lehtë. Kam luajtur 90 minuta në 2 ndeshjet e fundit. Më duhen minuta në këmbë. Tani jemi gati për skuadrën e Napolit”.

LAUTARO “Këto ndeshje të Champions-it janë të bukura për t’u luajtur. Është bukur të përballesh me skuadra si Arsenali. Ne bëmë detyrën tonë. Në 25 minutat e para treguam kualitetin tonë duke e vënë në vështirësi rivalin, pastaj ra intensiteti dhe vuajtëm pak. Në 90 minuta treguam karakter dhe ishim skuadër në fushën e lojës. Vetëm kështu mund të shkojmë larg. Unë në stol mundohem që të jap kontributin tim, por puna është e trajnerit. Kur je duke fituar ndonjëherë është mirë që ta mbash skuadrën më lart, por ai e di më mirë. Unë kam luajtur 90 minuta me Venecian. Sa më shumë luaj, aq më mirë jam. Janë vendimet e trajnerit dhe unë i respektoj. Tani të mendojmë për ndeshjen që vjen në kampionat”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"