“Fitorja me Dortmundin, dhuratë për ditëlindje”, Musah i sigurt: Tri pikë me Fioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 17:00

“Fitorja me Dortmundin, dhuratë për ditëlindje”, Musah i sigurt: Tri pikë me Fioren

Fitorja për Milanin në “San Siro” mungon që prej 7 tetorit, por Junus Musah është i sigurt që ajo do të vijë sot kundër Fiorentinës. Amerikani ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset” duke analizuar të gjitha aspektet e momentit që po kalojnë kuqezinjtë.

musah

Si është klima në “Milanello”?

Kemi shumë besim te grupi. E dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe nuk dorëzohemi kurrë. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë, por e rëndësishme është të besohet te puna dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kjo është ajo që ne po bëjmë.

Si e shpjegoni përshatjen tuaj në çdo rol?

Ka qenë gjithmonë karakteristikë e imja loja në shumë pozicione, për shkak të aftësive që kam. Mundohem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme: nëse trajneri më kërkon, përpiqem të bëj më të mirën dhe të ndihmoj skuadrën.

Cili është pozicioni i preferuar?

Mendoj se jam më mirë në mesfushë, kur mund të bëj vrapime në të djathtë. Më pëlqen shumë ai rol.

Me Milanin duket sikur ju mungon vetëm goli apo jo?

Do të doja të shënoja sa më shoejt, por më rëndësi do të kishte një fitore kundër Fiorentinës.

Çfarë mendon vëllai juaj milanist?

Është shumë i lumtur për mua, që jam te Milani. Ai më gjykon si gjithmonë, dëshiron që unë të përmirësohem dhe dëshiron më të mirën për mua.

Të martën keni ditëlindjen, por në Champions nuk do të luani. I keni kërkuar shokëve ndonjë dhuratë?

Dua një fitore kundër Dortmundit.

Sa gjuhë flisni?

Mendoj më shumë në anglisht, pasi adoleshencën e kam kaluar në Londër dhe kam shumë miq atje. Plus anglishtja është një gjuhë globale. A të kujtohen fjalët në dialektin venecian?Jo, kam qenë shumë i vogël (qesh).

Futbolli po zhvillohet shumë në Amerikë, po ashtu si edhe emri i Milanit falë ju të dyve…

Për amerikanët është një gjë e mrekullueshme që Kristiani dhe unë jemi këtu në Milano, në një klub të madh. Kjo ndihmon shumë rritjen e futbollit në Amerikë: u jep besim fëmijëve që rriten atje, të cilët e dinë se mund ta arrijnë këtë që po përjetojmë edhe ne.

Një ditë më parë ishte “Dita e Falenderimeve”, festë e dashur për çdo amerikan. Si e festuat?

Klubi na surprizoi duke gatuar gjelin tradicionale të kësaj feste.

Çfarë ndjeni që ju krahasojnë me Kesin?

Për mua është bukur të quhem “Kesi i ri” edhe sepse ai ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin, kështu që është diçka pozitive. Por unë përpiqem të bëj lojën time dhe më pas të ndihmoj Milanin, siç ka bërë ai në të kaluarën.

A është Milani shansi i karrierës?

Një hap i madh për mua, duke marrë këtë rrugë dhe duke mbërritur në një klub legjendar. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një nga skuadrat më të mira në botë dhe Milani, i cili ka fituar shumë Champions, është i tillë. Për mua ky hap është shumë i rëndësishëm, doja ta bëja dhe jam i lumtur që e bëra. Dua të bëj më të mirën për ta ndihmuar këtë ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"