Fitorja ndaj Gjeorgjisë ngjit përsëri Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Kosova pranë arritjes historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 18:51

Fitorja ndaj Gjeorgjisë ngjit përsëri Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Kosova pranë arritjes historike

Kombëtarja shqiptare e  futbollit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë, e rëndësishme për renditjen në grupin e Ligës së Kombeve, por dhe për renditjen e FIFA-s, ku kishte filluar një rënie e cila po bëhej gjithnjë e më shqetësueses.

asllani ajeti tuci

Falë suksesit ndaj gjeorgjianëve të cilët në muajin e kaluar me triumfin përballë kuqezinjve na kaluan në renditjen e përgjithshme, Shqipëria këtë herë ka qenë ajo që ka bërë kundër-parakalimin.

Kësisoj, me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lart. Ndërkohë, Gjeorgjia bie me një shkallë në vendin e 67 në renditje.

Sa u përket kundërshtarëve të tjerë në grup, Çekia është ngjitur nga vendi i 46-të, në vendin e 45 në renditjen e FIFA-s. Kurse Ukraina ka rënë nga vendi i 24-t, në vendin e 25-të pas rezultateve të fundit.

Duhet theksuar se Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër pranisë mes 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA-s, në historinë e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"