Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 17:49
Fitorja në transfertën e vështirë të Kastriotit, mbrojtësi i Besës: Ekip me burra
Besa mori një fitore të rëndësishme në javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Kavajasit mposhtën me rezultatin 0-1 Kastriotin në transfertë.
Pas këtij takimi, Erlis Frashëri ka ndarë një video nga festa në fushë e kavajasve që u rikthyen te fitorja. “Fitore me karakter të fortë. Ekip me burra”, shkruan Frashëri që luajti si titullar.
Sfidën në stadiumin “Redi Maloku” e vendosi Indio Oliveira, i cili shënoi në minutën e 31-të. Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por nuk pa gol tjetër.
Postimi i Erlis Frashërit
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)