Flamurtari i afrohet kreut, Agostineli: E ndjenim më shumë se duhet këtë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 16:22

Flamurtari i afrohet kreut, Agostineli: E ndjenim më shumë se duhet këtë ndeshje

Trajneri i Flamurtarit, Andrea Agostineli, i është gëzuar fitores së sotme ndaj Kastriotit, por ka theksuar se ajo erdhi si pasojë e faktit që lojtarët zhvilluan një lojë të ndryshme në pjesën e dytë të lojës.

bandicam 2025-01-26 15-49-19-621

“Fituam se të gjithë bënë një pjesë të dytë të ndryshme. E pritnim Bathën prej shumë kohësh, ndërsa për Kobian i dimë aftësitë e tij teknike.

Unë mendoj se këtë ndeshje e ndjenim pak më shumë se sa duhej, sepse nga ana tjetër ishte një ndeshje direkte dhe ishim të detyruar të fitonim. Është e vërtetë që duke ndryshuar modul, siç kemi luajtur në pjesën e parë të sezonit, na ka dhënë një dorë sigurisht.

Oshafi bën qendrën e sulmit, nuk i kërkoj të kthehet mbrapa. Duhet të them se nuk është në formën më të mirë, ka bërë gol por nuk është ai Oshafi që unë njoh.

Kur trajneri sheh që gjërat nuk shkojnë, mundohet të modifikojë si me njerëzit në fushë ashtu edhe në pankinë. I bëra ndërrimet dhe gjërat shkuan mirë”, tha Agostineli për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"