Flamurtari-Valbona/ Agostineli: Nuk kemi frikë askënd, sot për 3 pikët e radhës; Lamçe: Na kënaq edhe barazimi në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 10:25

Flamurtari-Valbona/ Agostineli: Nuk kemi frikë askënd, sot për 3 pikët e radhës; Lamçe: Na kënaq edhe barazimi në Vlorë

“Respektoni çdo kundërshtar, por mos kini frikë asnjë”. Kjo është këshilla e trajnerit Andrea Agostineli për skuadrën e tij, në prag të ndeshjes me Valbonën. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri italian i Flamurtarit thotë se kërkon fitoren e pestë radhazi duke likuiduar edhe Valbonën.

Agostineli

Agostinelit i pëlqen skuadra që ka, por mendon se mund të japë edhe më shumë. Ai thekson se Kategoria e Parë është e vështirë, por ka besim te cilësitë që ka në skuadër.

Agostineli, çfarë prisni nga ndeshja me Valbonën?
Ndaj Valbonës pres që të vazhdojmë rrugëtimin e javëve të fundit. Do të hyjmë në fushë për të respektuar kundërshtarin. Ai ka objektivat e veta, ne kemi tonat. E respektojmë shumë Valbonën për lojën që bën, por kjo nuk na pengon të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje.

A do të kërkoni fitoren e pestë rresht?
Ne shpresojmë shumë që të jetë kështu. Normalisht, që në fushë futemi për të fituar. Duam tri pikët e radhës padyshim. Skuadra është përgatitur shumë mirë këtë javë, ndaj jemi gati për të bërë ndeshjen tonë. Duam të bëjmë një lojë të mirë. E kemi treguar s po konsolidohemi, natyrisht që duam të marrim edhe fitoren e radhës.

Ju pëlqen skuadra që drejtoni?
Po patjetër, më pëlqen shumë. Është një skuadër që po bën mirë, por mund të bëjë edhe më shumë. Kemi lojtarë profesionistë në skuadër, ndaj kërkoj edhe më shumë. Ky ekip i ka të gjitha shanset dhe forcat për të bërë maksimumin, si dhe për të shkuar aty ku ne duam, për të realizuar objektivin madhor të klubit.

Keni një mesazh për lojtarët?
Patjetër që e kam një mesazh. Ju them respektoni të gjithë ekipet, por mos kini frikë nga askush. Të jenë të angazhuar dhe të luajnë me seriozitet, përkushtim dhe përulësi siç kanë bërë deri më tani.

A ju duket e vështirë Kategoria e Parë?
Patjetër që ka vështirësitë e veta. Në këtë kampionat janë disa skuadra të forta, por unë kam një ekip shumë të mirë dhe nuk kemi frikë nga askush.

ERMAL SIKA 

sadsadsaasdsaddasadsadsdsa

Lamçe: Na kënaq barazimi në Vlorë

Valbona ka zhvilluar seancën e së premtes në funksion të anti-Flamurtarit. Trajneri Emiliano Gega tashmë e ka përcaktuar 11-shen titullare që do të nis takimin në Vlorë. Skuadra është në një situatë të vështirë sa i përket renditjes, mban vendin e parafundit në klasifikimin pas 5 javësh të luajtura.

Për këtë kërkohet më shumë kujdes e përkushtim në takimin ndaj Flamurtarit. Lidhur me këtë sfidë, mbrojtësi Frenki Lamçe, për “Panorama Sport” u shpreh:

“Të shtunën nuk shkojmë në Vlorë si inferiorë, por për pikë. E dimë që është një ndeshje e vështirë, pasi Flamurtari ka në përbërje lojtarë me shumë cilësi. Kurrsesi nuk e mbivlerësojmë kundërshtarin, gjersa luajmë në të njëjtin nivel futbolli, pavarësisht se ekipi ynë është debutues në këtë kategori.

Të gjithë jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj se do ia dalim. Do të ishim shumë të kënaqur sikur të dilnim me ndonjë pikë nga stadiumi i Vlorës”. Kujtojmë, se Valbona zhvillon e parë zyrtare në Kategorinë e Parë kundër Flamurtarit.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"