Flik me dorë “të hekurt” te Barcelona, trajneri rikthen stilin e harruar të Luis Enrikes
Që kur Hansi Flik mori drejtimin e Barcelonës më 10 korrik, skuadra ka zhvilluar trembëdhjetë seanca stërvitore, të ndara në katër seanca të dyfishta dhe me vetëm dy ditë pushime.I vetmi lëshim që ka bërë trajneri gjerman ishte anulimi i stërvitjes së pasdites të ditës së parë të punës. Që andej e tutje, planifikimi i seancave të punës është kryer germë për germë, me fokus në përgatitjen fizike, që sipas asaj që thonë brenda dhomave të zhveshjes, nuk ishte parë që nga koha e Luis Enrikes.
Në total, tekniku gjerman ka planifikuar njëzet seanca stërvitore përpara se Barcelona të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar një turne dhjetëditor me tre ndeshje: Mançester Siti (30 korrik), Real Madrid (3 gusht) dhe Milan (6 gusht). Deri më tani Flik kishte punuar me shumë të rinj dhe me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë. Që nga dje numri është shtuar me 14, teksa me skuadrën i janë bashkuar dhe Levandovski e Kristensen.
Në dhomat e zhveshjes të Barcelonës nxjerrin në pah intensitetin që Flik ka vënë në punë, duke treguar shkollën gjermane, ku ishtrajneri i Bajrnit të Mynihut është një eksponent i qartë. “As seancat stërvitore nuk janë shumë të gjata, por nuk ndalen në asnjë moment”, theksojnë aty. Një intensitet që ishte çelësi i ndërtimit të Bajernit që fitoi gjithçka. Flik e di fare mirë se ky është momenti ideal për të punuar me ngarkesa maksimale, sepse me të shkuar në SHBA, ai e di fare mirë se nuk do të ketë luksin e të punuarit si në qendrën stërvitore të ekipit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"