Fofana vs Turam, Milan-Juventus në “salcë”… franceze
Pasditen e së shtunës, Jusuf Fofana dhe Kefren Turam do të përballen për herë të parë në një Milan-Juventus, por rrugët e tyre janë kryqëzuar vetëm për pak sekonda në kombëtaren transalpine.Më 24 mars 2023, në Francë-Holandë, Turam zëvendësoi Rabio, ndërsa Fofana hyri në vend të Griezmanit, për vetëm një minutë lojë së bashku. Që atëherë, karriera e tyre ka marrë drejtime të ndryshme. Fofana, i lindur në Paris me origjinë nga Bregu i Fildishtë, e filloi karrierën në ekipin francez të të rinjve, përpara se të bënte kapërcimin drejt Monakos në vitin 2020. Turam, djali i Lilianit, u rrit në rajonin e Rexho Emilias dhe filloi karrierën e tij në Monakonë më parë për t’u transferuar në Nisa fillimisht dhe së fundmi tek Juventusi. Këtë verë, të dy ishin të lidhur me Milanin, por Fofana iu bashkua kuqezinjve për 23 milionë, ndërsa Turam u ble nga “Zonja e Vjetër” për 20 milionë euro.
SHTYLLË E MILANIT – Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, në qendrën stërvitore të “Milanello”-s, Fofana u bë shpejt pikë referimi, veçanërisht pas dëmtimit të Ismael Benaserit. Mesfushori fizik i kërkuar nga Paulo Fonseka ka qenë gjithmonë titullar, si në Serie A ashtu edhe në Champions. Prania e tij në mesin e fushës u ka dhënë liri sulmuese shokëve të skuadrës si Reijnders, të cilët mund të shprehen më së miri falë mburojës së Fofanasë. Me një mesatare prej 3.6 topa të rikuperuar për ndeshje dhe 45 pasime të kryera çdo 90 minuta, mesfushori kuqezi është “qendra e rëndesës kuqezi”, edhe pse mbrojtja mbetet ende një temë delikate për nënkampionët e Italisë.
KRAHASIMI – Turam, përforcimi i Juventusit – Turam, nga ana tjetër, pati një fillim të sezonit me ulje ngritje në Torinon bardhezi. I blerë për të përforcuar një mesfushë që kishte humbur Rabionë, ai bëri përshtypje menjëherë në debutimin e tij me Komonë, por një dëmtim e detyroi më pas të ndalonte për dy ndeshje. Pasi u kthye në formë, ai rigjeti formacionin fillestar, duke u bërë i rëndësishëm për lojën e Motës. Me një prani të madhe fizike, Turam është shumë i dobishëm edhe në fazën e sulmit, ku krijon më shumë raste dhe garanton më tepër driblime se Fofana. Ai është gjithnjë e më i pranishëm, me mesatarisht 3 krosime për ndeshje dhe me një rol kyç në ndërtimin e lojës së Juventusit.
NDIKIMI – Për sa i përket kontributit, Fofana tashmë rikuperon topa (3.6-2.2) dhe shpërndan më shumë pasime (45-27), por Turam është superior në aftësitë e tij sulmuese, me më shumë krosime, driblime dhe raste të krijuara. Deri tani që të dy francezët kanë dëshmuar të jenë nënshkrime të mira për ekipet e tyre, me një ndikim të madh në fazat e ndërtimit dhe rikuperimit të topit. E shtuna në “San Siro” do të jetë momenti i duelit të parë të vërtetë mes këtyre dy talenteve, të cilët tashmë janë shtylla në klubet respektive.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"