Fonseka i bindur për “çunakët” e Milanit, me Himenezin edhe Kamarda e Vos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 21:22

Fonseka i bindur për “çunakët” e Milanit, me Himenezin edhe Kamarda e Vos

Nuk bën asnjë hap prapa sepse karakteri, siç e kemi kuptuar, është ai që është. I vendosur, duke e parë nga ana më e mirë, ose kokëfortë për ata që preferojnë të vëzhgojnë të metat e tij. Në çdo rast, Paulo Fonseka, i cili dukej se ishte zgjedhur nga drejtuesit e Milanit për natyrën e tij të butë, nuk duket shumë i prirur për kompromise.

kamarda

Nën menaxhimin e tij nuk ka tolerime për askënd: vrap dhe punë, pastaj mund të luani. Nëse dikush është i hutuar dhe ta dëshirë shkon në stol. Qofshin rezerva apo titullarë si Leao apo Hernandez. Prandaj, nuk është për t’u habitur që edhe në Verona, trajneri portugez jo vetëm që është gati të fokusohet sërish te lojtarët e rinj, por madje po mendon të hedhë edhe një tjetër në fushë. Që do të thotë: Himenez pothuajse i paprekshëm në të majtë – edhe sepse performanca kundër Xhenoas ishte e shkëlqyer -, shanse të mira për të parë Kamardën në sulm që në minutën e parë dhe, në mesin e fushës, debutim në horizon për Silvano Vos.

Në CV-në e tij 13 paraqitjet në kampionatin holandez dhe tre në Ligën e Europës me Ajaksin dhe mbi të gjitha një listë e gjatë admiruesish të gatshëm për të vënë bast për të ardhmen e tij. Vos do të ishte lajmi i madh, një lajm i diktuar nga nevoja për ta lejuar Fofanën të marrë frymë. Do të zbulojmë nëse Verona është vendi i duhur për të testuar djaloshin kundër të mëdhenjve, por nga “Milanello” bëjnë të ditur se Fonseka po e mendon seriozisht pasi po shqyrton po aq seriozisht mundësinë për të nisur me Kamardën titullar. Me ose pa mbështetjen e një “pyke” tjetër mbetet për t’u parë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"