Fonseka kërkon fitore ndaj serbëve: Kam besim total nga klubi, Milani nuk do të ndalet më
Tri pikë të tjera sot dhe Milani do të përmirë sojë ndjeshëm pozicionin në renditje. Paulo Fonseka e di mirë, ashtu siç di edhe të papriturat që mund të rezervojë Champions-it. Mendimet e tij, trajneri kuqezi i ka sqaruar në konferencë për shtyp.
Milani me 9 pikë, Crvena 3. Në Champions ka gjithnjë gracka?
Po, edhe sepse përballemi me një ekip që fitoi 5-1 ndaj Shtutgartit. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, duam të fitojmë dhe të marrim tri pikët. Mendoj se jemi përmirësuar shumë në mbrojtje kohët e fundit, jo vetëm në Champions, por edhe në kampionat. Në Bratislavë ishte një ndeshje e veçantë, skuadra mësoi shumë. Jam i sigurt që këtë herë do të jemi mirë në mbrojtje sepse skuadra është shumë në formë.
Pse ky Milan me kaq shumë ulje-ngritje?
Janë ndeshje krejtësisht të ndryshme, por edhe në kampionati jemi çdo ditë më afër asaj që po bëjmë në Champions.
Si mund ta ktheni Teon në nivele të larta?
Po e shoh mirë, ai u stërvit si duhet. Po i tregojmë atij veprimet në fushë që duhet të përmirësojë. Unë mendoj se ai është përmirësuar në atë që kam folur me të. Sigurisht që situata e tij është ndryshe nga ajo e Leaos e nuk mund të ketë të njëjtat vendime.
Loftusi do ta zëvendësojë Pulisiçin?
Natyrisht ata janë lojtarë të ndryshëm me karakteristika të ndryshme, por roli është i njëjtë, ajo që dua nga Loftus është e njëjtë me atë që pretendoja nga Pulisiçi. Natyrisht, Loftus është një lojtar që mban më shumë topin, këtu në Champions ndeshjet janë pak më të hapura dhe kemi më shumë hapësirë për të ndaj kam besim.
Megjithatë, klubi nuk mund të jetë i kënaqur…
Besimin ndaj meje ma shprehin gjithmonë. Po punojmë për të ndryshuar. Jam këtu dhe vazhdoj të besoj se po përmirësohemi dhe përfundimisht do të shkojmë në një pozicion tjetër. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, prandaj vazhdoj të punoj çdo ditë me të njëjtin besim dhe pozitivitet që kam pasur që nga dita e parë. Nëse shikojmë renditjen, i kuptoj ndjesitë e tifozëve. Por po punojmë për të bërë më mirë e më tepër.
Çfarë rivali është Crvena?
Do të kemi përballë një ekip fizik, që përpiqet të luajë, por arma kryesore e tyre është kundërsulmi: kanë tre sulmues të shpejtë. Ata janë një ekip shumë i rrezikshëm dhe duhet të bëjmë kujdes.
Sa shanse ka të shohim sërish bashkë Abrahamin dhe Moratën?
Këtë herë ata nuk do të luajnë bashkë. Është gjithmonë një zgjidhje, e kam menduar. Jo nga fillimi, ndoshta mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme. Është gjithmonë një mundësi.
Mendoni se do të arrini mes tetë më të mirëve?
Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen e radhës, por nuk mund të them se nuk mendojmë për këtë mundësi. Por nëse nuk fitojmë, ndeshja tjetër do të ndërlikohej shumë. Le të mendojmë për Crvenën e pastaj do të mendojmë për të tjerët.
A është ndryshe përgatitja e ndeshjeve europiane?
Liga e Kampionëve është gjithmonë një kompeticion ndryshe, edhe për lojtarët ka një motiv tjetër. Por mënyra se si e përgatitim ndeshjen është gjithmonë e njëjtë. Ajo që është e ndryshme është ndoshta kundërshtari, strategjia, struktura. Në kokën time kam se prestigji i Milanit në Europë është i madh, ne duhet ta kuptojmë këtë dhe të bëjmë mirë sepse Milani është një ekip prej Champions-i.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"