Fonseka në prag të sfidës me Kaljarin: 50 % sukses, më intereson vetëm rritja e ekipit
Një vit më parë Milani luante pas asnjë italian duke fituar kundër PSG-së.Pak ditë më parë, një tjetër trajner, si Paulo Fonseka, arrin të mposhte Realin e Madridt me Milanin pa asnjë italian në formacion. Kur duhet të fitojë, tekniku portugez nuk e llogarit pasaportën. E ka bërë me Leaon, por edhe me të gjithë Milanin ku deri më tani ka një mesatare suksesi në vlerën 50 për qind, çka do të thotë se fiton një ndeshje çdo dy. Zgjedhjet e tij, 53-vjeçair i ka shpjeguar në një intervistë ekskluzive për televizionin e klubit.
A është ai i parë në Madrid, Milani juaj?
Duhet të jem i sinqertë: këto ndeshje janë krejtësisht të ndryshme nga ato që kemi në Serinë A. Është Milani që dua, por nuk mund të jemi gjithmonë i njëjti ekip në Serinë A. Vetëm ata që janë në Itali e kuptojnë këtë ndaj për këtë arsye duhet të jem i kujdesshëm kur bëj krahasime. Në Europë mund të jemi skuadër e tillë, por shpesh në Itali nuk ka mundësi të luhen ndeshje të tilla.
Pse zgjodhët Musahun?
Sepse donim të mundoheshim të ndalonim Viniciusin, i cili është shumë i fortë në duelet një-kundër-një. Mendoj se ia dolëm mbanë për shumicën e kohës.
Kur ju lindi ideja për të rreshtuar pesë mbrojtës?
Në Monza nuk kisha përdorur Rojal, Musah, Tomori, Leao, sepse kisha studiuar Real Madridin dhe e kisha në mendje atë ndeshje. Kishim ditë që përgatiteshim e për këtë arsye fitorja me Monzën mori vlerë të dyfishtë.
Elozhet meriton edhe Morata apo jo?
Nuk ka të bëjë me golin, por është e rëndësishme se si ai punon për ekipin, si krijon dyshime në ekipet kundërshtare. Për ne është një element i rëndësishëm dhe ai e dëshmon këtë sa herë zbret në fushë. Meritë ka edhe mesfusha ama… Fofana, Reijnders, Pulisiç dhe Morata ishin vendimtare në mënyrën se si e kontrolluan lojën me dhe pa top. Më pëlqen guximi i treguar nga mesfushorët tanë që nuk u kursyen për asnjë moment, por tani është momenti të mendojmë për Kaljarin.
Paraqitjet më të mira kundër Interit dhe Real Madridit. Mos vallë preferoni të mos konsideroheni si favorit?
Jo, gjithçka luhet sipas karakteristikat e ndeshjeve. Milani po rritet në shumë aspekte. Në Madrid ndeshja ishte më e hapur, ku mund të luanim ndryshe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"